Koronavirusi na ka mbyllur brenda në shtëpi, por kjo nuk na pengon të shijojmë perëndimet e bukura dhe natyrën tonë magjike nga ballkonet tona. Të gjithë mesi po presim të shijojmë lirinë dhe sidomos detin, në një kohë kur dhe koha po ngrohet dhe rrezet e diellit na ftojnë t'i shijojmë mbi lëkurën tonë. Kjo ka ndodhur dhe me kryeministrin Rama, i cili ashtu si gjithë shqiptarët është i karantinuar, dhe pasditen e së dielës ka zgjedhur të përshëndes shqiptarët me një video perëndimi dielli në Vlorë
“Mall për Vlorën" shkruan kryeministri Rama krahas pamjeve magjike që ofron perëndimi i diellit përtej detit në Vlorë. Jo më kot kryeministri e ka shoqëruar videon edhe me një zemër për të treguar se vërtetë të gjithëve na ka marrë malli për të shijuar të lirë dhe pa koronavirus natyrën tonë magjike, dhe për ta bërë këtë duhet që fillimisht të gjithë të respektojmë masat e vendosura nga qeveri për të mposhtur virusin famëkeq.
Me sa duket Rama ka thyer karantinen me Leto foto
PërgjigjuMrekulli por ce do populli shqiptare ashte ba skllav i BE e i botes nuk po jan te zote me shijo venin ku kan lin.
Përgjigju