Mallakastër-Ditën e sotme policia ka arrestuar 48 vjeçarin Artur L., banues në Ballshit. Për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj djalit të tij 13 vjeçar. I arrestuari akuzohet për dhunë në familje, materialet i kanë kaluar prokurorisë për procedurat e mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:

Artur L., 48 vjeç, banues në Ballsh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikollogjike ndaj djalit të tij 13 vjeçar.

 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com