Mallakastër, arrestohen në flagrancë babë e bir, kishin mbushur përroin me kanabis (Emrat)

Mallakastër, arrestohen në flagrancë babë e bir, kishin mbushur përroin me kanabis (Emrat)

Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar në flagrancë në Mallakastër pasi kishin mbjellë mbi 764 bimë narkotike të llojit kanabis në një përrua në fshatin Mushonjë të Mallakastër. Arsen Lamaj, Neim Ametaj, dhe Anel Ametaj, janë tre shtetasit e ndaluar nga Policia. Report Tv ka mësuar se Neim Ametaj dhe Anel Ametaj, janë babë e bir, ndërsa Arsen Lamaj është kushëriri i tyre. 

Njoftimi i plotë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.L, 24 vjeç, N.A, 48 vjeç, A.A, 23 vjeç, të tre banues në fshatin Mushonjë, Mallakastër si edhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit H.D, 22 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se jane autore te kultivimit te 764 bimeve narkotike përgjatë përroit të fshatit Mushonjë. Neni 284/2 i Kodit Penal. 

Arsen Lamaj, Neim Ametaj dhe Anel Ametaj janë tre shtetasit e ndaluar në flagrancë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb