MALLAKASTER - Banorët akuzojnë kompaninë së për ndotje ekologjike të ambientit, çka sipas tyre u ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në shëndet dhe në kulturat bujqësore.

Banorët janë grumbulluar para ambjenteve te firmës, ndërsa ka pasur edhe prani të forcave të policisë për të shmangur çdo incident.

Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga ndotja, ndërsa kërkesat e tyre mbështeten edhe nga drejtuesit e njësisë vendore.

Banorët kërkojnë gjithashtu edhe vende punë në kompaninë shqiptaro -kanadeze që operon në tokat e tyre.

Përfaqësuesit e Firmës “Stream Oil” edhe pse ishin lajmëruar për këtë protestë nuk ndodheshin në ambientet e firmës, ndërsa banorët premtojnë se protestat do jenë koherente.



Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)