Një 38-vjeçar në Mallakastër është qëlluar me armë gjahu tip çifte, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krutë, ku 38-vjeçari Taulant Azizaj është qëlluar me dy saçmë në kokë e në krah dhe pas mjekimit që ai ka marrë në spital është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje.
Sipas policisë, dyshohet se autori i plagosjes është F.M 24-vjeç dhe janë sekuestruar dy armë gjahu.
Deri tani, ekspertët nuk kanë mundur që të zbardhin shkaqet e kësaj ngjarje e cila ka vënë në rrezik jetën e 38-vjeçarit.
Informacion parapark i policisë
Më datën 20.08.2016, rreth orës 10:50, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me armë gjahu shtetasi T.H. 38 vjeç, banues në fshatin Kutë, Mallakastër.
Shtetasi me iniciale T.H ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia me të marrë njoftimin ka bërë të mundur identifikimin dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin F.M, 24 vjeç, banues në fshatin Kutë,b Mallakastër.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 armë gjahu çifte.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com