MALLAKASTËR - Rrëshqitja e dheut ka bërë që një lagje prej 11 shtëpish të shkatërrohet plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në një lagje të fshatit Ngraçie të komunës Qëndër Mallakastër, gati një orë pas mesnatës së të hënës (25 shkurt), rreth orës 01:30 minuta . Rrëshqitjen e dheut, kryekomunari e krahasoi me një shpërthim vullkani. "Toka ka ikur 30-40 m thellë dhe ende vazhdon rrëshqitja" - tha Agron Kapllanaj, duke shtuar se është bërë evakuimi i banorëve dhe si rezultat i rrëshqitjes është rreth 40 ha. Për të parë gjendjen nga afër, atje ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Noka dhe ai i Transportit, Olldashi. Ata i kanë kërkuar banorëve të largohen dhe e cilësuan situatën problematike. Ndërkohë që rruga që lidh fshatin me Qendrën e komunës, ku banojnë rreth 400 banorë është bërë e pakalueshme.
SI NDODHI SHEMBJA - BANORET KALOJNE NATEN JASHTE
Fillimisht banorët kanë dëgjuar lëkundje nga një kodër që rrethonte këtë fshat e për pak sekonda është shembur, ndërkohë lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat e banuara, duke alarmuar banorët. Menjëherë ata kanë dalë me shpejtësi jashtë. Rrugët e çara të fshatit të japin një pamje rrënqethëse.
Banorët e kanë gdhirë gjithë natën jashtë, ndërsa mëngjesin e sotëm, me shpejtësi kanë nxjerrë ato plaçka që kishin, jashtë banesës së tyre me frikën e shembjes së shtëpive. Edhe sot ndihen lëkundje të lehta të tokës. 80 ha janë përfshirë nga shembjet, duke e bërë këtë zonë të pabanueshme.
Në vendin e ngjarjes kanë ardhur kreu i komunës si dhe drejtori i Policisë së Qarkut Fier e forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë. Banorët, me lot në sy, para kamerës, u shprehën të shqetësuar për të ardhmen e tyre. “Kemi punuar një jetë të tërë për të ndërtuar këto shtëpi”,- thanë ata, - “dhe sot jemi në mëshirë të fatit”.
“Për 20 mintua edhe shtëpia ime që ishte rreth 200- 300 metra lart tani erdhi pranë një shtëpie tjetër”- thotë një banor.
“U shemb kolona brenda shtëpisë, ne ishim brenda dhe dolëm menjëherë filluam të bërtismin që të tjerët të na dëgjonin. Duam rrugë që të na ndihmojnë të heqim plaçkat”- thotë një tjetër banor. Një pjesë e tyre nuk mund të lëvizin, pasi rruga është shembur dhe janë hapur të çara të thella.
Ndërsa, kryetari i komunës Qendër, Agron Kapllanaj, shprehet se në këtë situatë kanë bërë evakuimin e banorëve, duke i sistemuar në një hotel dhe falenderon forcat e rendit, drejtorin e Policisë, që ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është në gadishmëri. “Për fat të mirë - tha ai- nuk ka viktima, vetëm dëme materiale; 11 banesa janë të pabanueshme."
Këtë rrëshqitje dheu, kryekomunari e krahason me një shpërthim vullkani; toka ka ikur 30-40 m thellë dhe ende vazhdon rrëshqitja. Ndaj, për këtë situatë janë njoftuar strukturat e qeverisë.
MINISTRI NOKA E OLLDASHI NE FSHATIN NGRAÇIE: LAGJIA, E PABANUESHME
Për të parë gjendjen nga afër, kanë ardhur edhe ministri i Brendshem Noka dhe ai i Transportit, Olldashi. Ministri Noka tha se do të ngrihet një komision për t'i dhënë zgjidhje, çështjes, pasi situata është problematike. Ndërsa ministri Olldashi tha se banorët nuk do lejohen të banojnë më në këtë lagje.
Ministri Noka the se “kemi ardhur me me ministrin Olldashi për të parë më afër situatën, pas njoftimit që kemi marrë për të. Kjo është një fatkeqësi natyrore. E para gjë që po bëhet është evakuimi i banorëve, për të mos rrezikuar asnjë jetë njeriu. Deri tani, situata është menaxhuar mjaft mirë. Banorët tashmë janë larguar. Është ngritur një komision nga ministria jonë, "- përfundoi ministri, -"për të evidentuar dëmet dhe më pas për të gjetur një mundësi zgjidhjeje sa më të shpejtë për ta”. Ndërsa ministri Olldashi tha se situata është problematike, pasi vendi është i pabanueshëm. “Ekspertët kanë thënë se se rrëshqitja e dherave do vazhdojë. Qëllimi ynë është që për këta banorë të gjejmë një sistemim provizor dhe me pas të evidentojmë dëmet dhe mundësitë që banorët t’i kthehen një jete normale por, jo këtu, por në një vend tjetër të përshtatshëm”

(Foto: Banorët e Ngracies sot, duke transportuar plaçkat)

(FOTO: Çarjet e tokës në fshatin Ngracie)
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)

Reshjet e shiut bllokojnë qarkullimin në disa akse kryesore