Mallkastër, aksioni i INUK, Berisha:
Dhuna e policisë, skenë horro
Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia gjatë prishjes së një ndërtese pa leje nga INUK në Mallakastër, në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Në shkrimin e tij Berisha e ka cilësuar si një skenë “horror” dhunën e policisë.
TIRANE- Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia gjatë prishjes së një ndërtese pa leje nga INUK në Mallakastër, në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Në shkrimin e tij Berisha e ka cilësuar si një skenë “horror” dhunën e policisë, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke prishur, siç i cilësoi ai “ndërtimet e emigrantëve”.
“Urdhri i Edi Ramës, me të cilin po prishen nën dhunë dhe terror dhjetëra banesa, lokale, më të shumtat të emigrantëve të kthyer në vendin e tyre, të ndërtuara në pronat e tyre, është një krim i vërtetë shtetëror mbasi është në dhunim flagrant të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që ka fuqinë e ligjit kushtetues dhe që ndalon INUK të ndërmarrë akte të tilla. Ndërkohë rriten dhe lartësohen çdo ditë kështjella buze uji e Koços dhe Ramës në Qeparo, për të cilën ka dy vendime prishje por bllokohen nga Rama, dhe kështjellat në rërë të Dakos në Durrës, etj.”shkruan Berisha në postimin e tij.
Ish-kryeministri Berisha, në shkrimin e tij shkon më tej duke i bërë thirrje Komitetit të Helsinkit dhe Avokatit të Popullit të reagojnë në lidhje me rastin në fjalë, ndërsa i kërkon Prokurorisë që të dënojë urdhërdhënësit dhe autorët e këtij akti.
“Këto operacione horror të Policisë me skafandra, armë gazi lotsjellës dhe shkopinj gome, në të cilat goditen barbarisht fëmijë, gra, burra dhe të moshuar, zhvillohen para kamerave dhe kanë tronditur mbarë opinionin publik. Komiteti i Helsinkit dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut dhe Avokati i Popullit i PS bëjnë sehir dhe heshtin para këtyre akteve çnjerëzore të Policisë së Partisë. I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të vendosë para ligjit urdhërdhënësit dhe autorët e këtyre akteve të shëmtuara kriminale ndaj qytetarëve, që në kundërshtim me ligjet e vendit shembin banesat e tyre në legalizim dhe keqtrajtojnë barbarisht ata”, përfundon shkrimi i Berishës në “Facebook”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2469
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor, 16:47
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56