Mallra kontrabantë, korrupsion dhe kalim i kufirit në mënyrë të paligjshme, vihen nën hetim 3 persona në Dibër

Mallra kontrabantë, korrupsion dhe kalim i kufirit në mënyrë të paligjshme, vihen nën hetim 3 persona në Dibër

Foto ilustruese

Tre persona janë vënë nën hetim nga Policia Kufitare Bllatë, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë: 

"Në vijim të punës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ofrimin e procedurave të sigurta dhe të lehtësuara për qytetarët në hyrje/dalje, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të paligjshmërive, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasit:

- S.K., 49 vjeç,  për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar një shumë parash, me qëllim lejimin e kalimit  të fëmijës së tij të mitur.

- A.Gj., 24 vjeç, pasi shërbimet e Policisë në bashkëpunim me degën Doganore Bllatë, kanë ushtruar kontroll në automjetin që drejtohej prej tij dhe i kanë gjetur të fshehura mallra të ndryshëm,  të cilat 24-vjeçari, tentoi ti kalonte kontrabandë.

- A.N., 38 vjeç, pasi është konstatuar duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Kontrollet e shtuara në PKK Bllatë, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme."

Lajmi në përditësim...

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion