Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, që shpalli të pafajshëm deputetin socialist Taulant Balla për akuzat e shpifjes, vajza e ish kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka sulmuar trupën gjyqësore.
Sipas saj, gjykata ka konsumuar shkelje, ndërsa akuzon drejtpërdrejt gjyqtarin Zamir Poda, se ka falsifikuar procesverbalin e orarit të seancës gjyqësore, që sipas saj ka ndryshuar orarin, pa e njoftuar atë. Ajo thekson se do ta ndjekë procesin gjyqësor deri në fund.
Reagimi i plotë i Argita Malltezit
"Sot Kolegji i Gjykatës së Apelit ka vendosur rikthimin për rigjykim të shpifjes së deputetit Balla ndaj meje. E kam të pamundur të komentoj mbi shkaqet, pasi në një rast të paprecedent në njohuritë e mia, gjykata u angazhua në një akt falsifikimi dhe ende nuk jam njohur me arsyet mbi të cilat bazohet vendimi, por në përgjigje të deklaratës për shtyp të PS sqaroj sa më poshtë:
“Që kur ka nisur shqyrtimi në apel i ankesës së Ballës, para gati dy vjetësh, janë zhvilluar një maratonë prej 18 seanca, 14 prej të cilave janë shtyrë me kërkesa krejtësisht të pathemelta të Ballës. Kjo ndodhi edhe seancën e kaluar, në të cilën Taulant Balla kërkoi shtyrje; trupi gjykues iu bind kërkesës dhe caktoi seancën e radhës me 10 Mars, ora 12.50.
Sot, në mënyrë krejt të papritur trupi gjykues u mblodh në ora 10.50 dhe shpalli vendimin. Unë nuk isha e përfaqësuar, pasi njoftimi në sallën e gjyqit ishte dhënë për në orën 12.50. Për të justifikuar zhvillimin e seancës dy orë më herët se njoftimi, gjyqtari relator Zamir Poda ka futur në dosje një procesverbal me orar të ndryshuar, por ky falsifikim provohet nga sistemi i regjistrimit audio të seancës. Gjyqtari Poda dhe sekretarja pohojnë në mënyrë të përsëritur në këtë regjistrim audio orarin e seancës së sotme në ora 12.50. Në sfondin audio dëgjohet Taulant Balla që bie dakord me orarin 12.50.
Në seancën e sotme, me orar të manipuluar në 10.50, ka qenë prezent vetëm Taulant Balla.
Balla ka arsye të shqetësohet për shpifjet dhe të bëjë zhurmë për të mbuluar falsifikimet, por e ftoj që të ruajë qetësinë dhe avokati i tij t’i shpjegojë se nuk ka gjykatë që mund ta konsiderojë të vlefshëm vendimin e dhënë sot nga apeli. Sikundër garantoj që shkeljet e kolegjit gjyqësor do t’i ndjek ligjërisht në mënyrën me rigoroze".
/Shqiptarja.com