Maltë, Orban-Bashës:Mbështetje
aksionit të opozitës

Maltë, Orban-Bashës:Mbështetje<br />aksionit të opozitës
MALTE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në Maltë ku po mbahet dhe Kongresi i Partive Popullore Evropiane.
 
Basha dhe Orban diskutuan për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet qe pritet te zhvillohen me 18 Qershor.

“Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin evropian të Shqipërisë”, theksoi kryeopozitari Basha. 
 
Kreu i PD-së gjithashtu informoi kryeministrin Orban mbi rrugëzgjidhjen qe sipas tij vjen, përmes qeverisë teknike që do të zbatojë dekriminalizimin, luftojë drogën dhe paratë e pista dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kurse Orban deklaroi se Partia simotër FIDESZ i jep mbështetje të plotë aksionit të opozitës që synon garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend.
 
Kryetari i Partisë Demokratike po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane në Maltë, ku pritet të mbajë edhe fjalën në seancën plenare dhe të ketë takime me liderë evropianë.

PPE është grupimi politik më i madh në Parlamentin Evropian dhe kryeson Parlamentin Evropian, Këshillin Evropian dhe Komisionin Evropian.

Redaksia Online
B.B/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës