Parlamenti i Maltës miratoi ligjin për legalizimin e kanabisit, duke u bërë kështu vendi i parë në Evropë për përdorimin e bimës narkotike jo në publik ose para fëmijëve që nuk kanë mbushur 18 vjeç. Malta është bërë vendi i parë i BE-së që legalizon kultivimin dhe përdorimin personal të kanabisit por pirja në publik ose para fëmijëve do të jetë e paligjshme, raporton BBC.

Qytetarët  do të lejohen të mbajnë deri në shtatë gram kanabis dhe të rritin jo më shumë se katër bimë në shtëpi.. Ligji u votua ditën e martë me 36 vota pro dhe 27 kundër në parlamentin  e Maltës.

Ministri i Barazisë Owen Bonnici deklaroi, që ligji do bëjë të mundur që personat që e konsumojnë për një kohë të shkurtër kanabisin mos të përballen me sistemin e drejtësisë.

Por lideri i opozitës Bernard Grech ishte kundër votimit të ligjit për shkak se mendon që do forcojë tregun ilegal të kanabisit.

Pirja e kanabisit në publik do të dënohet me një gjobë prej 235 euro dhe ata që do të gjenden duke pirë kanabis para një personi, që nuk ka mbushur akoma 18 vjeç do të gjobiten me 500 euro.