Pas koncertit të bujshëm të Rita Orës nuk munguan as kritikat. Një ndër to ishte dhe postimi i Olti Currit ku shkruante: "A ka ndonjë problem të them që më pëlqen më shumë Dua Lipa sepse Rita Ora është shumë k***ë  estetikisht".

Të menjëhershme qenë reagimet e fansave të cilët e sulmuan Oltin për komentin e tij. Më pas deklarata e Gjyste Vulajt ku thoshte që pjesa muzikore e “Vallja e Rugovës” ishte e kompozuar nga bashkëshorti i saj dhe se Rita duhet ta kishte pyetur para se ta përdorte në këngët e saj. 

Dhe në fund vjen një reagim nga mamaja e këngëtares për të gjithë ata që e kritikuan të bijën ku nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram shkruan :

"Kjo është fotoja e botës (qyteti i Tiranës gjatë koncertit të Rita Orës) dhe si duhet të jetë gjithmonë, e mbështjellë në zemër. Bravo Rita Ora për një natë të mrekullueshme. Jam mama krenare"

Vera Ora, mamaja e këngëtares së famshme, Rita Ora

(Postimi i mamasë së Rita Orës)