Mamaja e Rita Orës, Vera në vijën e parë të frontit kundër COVID-19, këngëtarja shqiptare: Është një heroinë!

Mamaja e Rita Orës, Vera në vijën e parë të frontit kundër COVID-19, këngëtarja shqiptare: Është një heroinë!

Rita dhe Vera Ora

Mamaja e Rita Orës, Vera ndodhet në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në Angli.

Këngëtarja 29-vjeçare është shprehur e frikësuar dhe e shqetësuar për nënën e saj, e cila rrezikon jetën e saj çdo ditë.

“Njerëzit po sëmuren më shumë se kurrë, sidomos të moshuarit. Ajo është në të vërtetë një psikiatre dhe kështu që ajo të duhet të nxitojë në urgjencë dhe kjo nuk është  diçka që ajo e ka bërë përditë”, është shprehur Rita.

Rita tregon se si është dita pasi nëna e saj mbaron punën.

" Ajo vjen në shtëpi, heq rrobat, dhe bën menjëherë dush. Tashmë ajo ka një mënyrë tjetër të jetuari Unë mendoj se çdo ditë për të është një rrezik … unë kam pak frikë dhe i them gjithmonë ‘Nëse nuk ndihesh mirë, qëndro në shtëpi’. 
“Ajo ndihet e detyruar  të shkojë dhe të kryejë shërbimet e saj. Unë e pyes gjithmonë si je dhe i kërkoj të ruajË distancën.
Është e frikshme por ajo beson në Zot dhe ka besim se do ia dalim, për mua është heroine
”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Rita bshkë me motrën e saj Elena janë regjistruar si vullnetare për NHS, të cilat  ofrojnë pajisje mjekësore, marrin receta, kontrollojnë të moshuarit dhe marin në telefon personat e moshuar dhe ata që janë vetëm për t’i dhënë mbështetje në këto kohë pandemie.

Këngëtarja shqiptare i është bashkuar edhe  nismës simbolike të anglezëve “Clap For Carers”, duke duartrokitur për mjekët dhe infermierët, ndërkohë videon e ka ndarë me fansat e saj në Instagram.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve