Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila mori detyrën në seancën e jashtëzakonshme midis 6 dhe 7 tetorit, ka pritur një mori urimesh nga kolegë të politikës, miq, por edhe figura të njohura në rrjetet sociale.
Megjithatë, një urim spikat mes të tjerëve: ai i vajzës së saj, Donika Belegut.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shpreh krenarinë për këtë detyrë të rëndësishme që i është besuar nënës së saj.
“Mami im. Presidentja e Kosovës.
Fjalët s’mund ta përshkruajnë sa krenare jam për ty, mami. Presidentja Justina Shiroka-Pula, çfarë nderi i jashtëzakonshëm dhe momenti historik. Nga vajza jote, me zemrën mbushur plot krenari. Urime Presidente!”, shkruan vajza e Shiroka-Pulës.
Të mërkurën në Prishtinë, u mbajt gjithashtu edhe ceremonia e inaugurimit të presidentes ku morën pjesë ish presidentë, kryeministri Albin Kurti, ministra, diplomatë dhe familjarë të saj.
Një moment simbolik ceremonial i inaugurimit të kryetares së re të shtetit ishte edhe ndërrimi i karrigeve, për t’u ulur në ulësen e Presidentes, kompetencat e së cilës deri në datën 4 tetor i ushtroi Albulena Haxhiu për një periudhë 6 mujore pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit.
Shiroka-Pula është presidentja e tretë në Kosovë, pas Atifete Jahjagës e Vjosa Osmanit.

Postimi i Donika Belegut
-
Urime Presidente. Punofsh gjithmonë për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Vajza jote duhet të mësojë dhe pak Shqip,se Inglezen e kuptuam që e di mire. Suksese
Përgjigju







Komente
Komento