'Mamit i dilte gjak nga hunda'/ Banorët protestë në Laprakë për ndotjen nga fabrika e tullave: Po sëmuremi (VIDEO)

TIRANË-Mëngjesin e kësaj të diele, banorët në afërsi te zonës së Laprakës, u mblodhën për të protestuar ndaj ndotjes që shkaktohet nga fabrika e tullave, e vendosur pranë banesave.

Qytetarët ankohen se tymi që del nga fabrika, është i dëmshëm për shëndetin dhe kancerogjen. Sipas banorëve, tymi i zi që del nga fabrika siç duket në këto video amatore të filmuara nga ata në orare të ndryshme gjatë ditës e natës shkaktohet nga mosfunksionimi i filtrave.

“Jemi në 2019-ën dhe shëndeti i fëmijëve tanë është kërcënuar seriozisht nga gazrat që mëtohen pa kufij dhe pa kontroll nga kjo kompani”-u shpreh një nga protestuesit.

Ndaj fabrikës, në muajin prill të këtij viti është vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh, nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, për mos plotësim të kushteve, por banorët shprehen se asgjë nuk ka ndryshuar dhe fabrika vazhdon po njësoj me ndotjen.

Në protestë të pranishëm ishin dhe fëmijë, të cilët kërkojnë të jetojnë si gjithë fëmijët e tjerë, pa pasur frikë për shëndetin e tyre.

“Kisha kollë të vështirë dhe mezi merrja frymë. Babi im më çonte në spital për të më shëruar, mamit tim nga stresi i madh nga tymrat, i dilte gjak nga hundët. Ne duhet t'i rrinim te koka mamit, qaja çdo ditë, i rrija te koka mamit. Çfarë do bëjmë ne”?-tha një nga fëmijët

Banorët paralajmëruan dhe një protestë tjetër, ditën e enjte në orën 18:00.

Ndotja nga fabrika

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 01/09/2019 19:05

    KETO JANE ZONA KREJTESISHT TE PALIGJSHME,,,PA LEJE,,,PA URBANISTIKE,ZONA ME BLLOQE,,PLEHRA NJEREZ,,,NUK E DINIT JU SE ATY ISHTE NJE FABRIKE TULLE,,,PO JU MOR PLEHRA E DONI NJE TULLE KOKES QE TJU VIJE MENDJA NE VEND...JU NUK DUHEJ FARE TE NDERTONIT 2 KM PERRETH FABRIKES,,,,SOT E KA FAJIN QEVERIA QE NUK I CON KETA NGA KANE ARDHUR,,..//

    Përgjigju
  • Nora e LSI: 01/09/2019 17:00

    Ore popull. Nuk eshte vendosur fabrika prane banesave. Fabrika aty ka qene jete e mot. Ju ç'patet qe e rrethuat fabriken me shtepite qe bete pas viteve 90'.

    Përgjigju
    • dudi: 02/09/2019 11:05

      nuk di ke mbron ti, apo kunder kujt je?!! gjithsesi, fabrika eshte aty dhe do tvij dhe ty prane, edhe pse pretendon se je "larg" fshatarrsise kooperativiste!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja