Të gjitha gratë dhe vajzat e rrethit të Kurbinit që duan të kryejnë ekzaminime për kancerin e gjirit mund ta marrin këtë shërbim falas dhe pa udhëtuar gjatë.
Prej disa ditësh në këtë zonë ka mbërritur mamografia e lëvizshme, e cila është vendosur pranë ambienteve të Spitalit të Laçit.
Që në ditët e para numri i femrave që janë drejtuar për të kryer ekzaminime ka qenë i konsiderueshëm. Mjeket thonë se mamografia e lëvizshme do të qëndrojë në Kurbin për një javë, ndaj i ftojnë të gjitha femrat e kësaj zone që të mos hezitojnë por të bëhen pjesë e ekzaminimeve.
“Ka filluar që ditën e martë ky aktivitet shumë i rëndësishëm, deri tani janë bërë mbi 54 vizita. Shërbimi i Shëndetit Publik ka marrë masa që të përfshihen të gjitha gratë që ka rrethi i Kurbinit. Mendojmë që deri tani puna po shkon mirë. Do rrijë edhe një javë për ta përfunduar komplet këtë aktivitet. U bëj thirrje të gjitha grave të vijnë dhe të paraqiten pa hezituar sepse është në të mirën e shëndetit të tyre. Sa më herët të zbulohen aq më mirë është për parandalimin e rreziqeve për jetën.”
“Mamografia është një nga standardet për dignostifikimin e sëmundjeve tumorale dhe kancerit të gjirit deri në një vit e gjysmë deri në dy përpara se sa ta kapim me ekografinë dhe metodat e tjera dignostifikuese“, shprehen mjekët.
Nisma e cila është ndërmarrë nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Kurbin është dhe si formë për sensibilizimin e grave që të ekzaminohen, në mënyrë që të kenë mundësi ta zbulojnë sëmundjen që në stadin e parë të saj.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com