Pa reshjeve me intensitet të lartë një tjetër problem është shfaqur në segmentet rrugore në Mamurras, Fushkrujë dhe Rinas, bëhet fjalë për mjegullën e dendur.

Dëndësia e mjegullës është e madhe dhe kjo ka krijuar problem për mjetet pasi nuk ka fushëpamje më shumë se 15 metra larg.
Mjegulla e dëndur ka nisur mbrëmë në orën 24 duke vazhduar deri në orët e para të këtij mëngjesi.

Mjegulla ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve por fatmirësisht nuk janë shënuar aksidente, kjo për faktin se janë respektuar rregullat për shpejtësi të kufizuar.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com