Premier League e futbollit në Angli ka hyrë në një fazë vendimtare, teksa humbja 1-2 e Arsenalit kundër Bournemouth dhe fitorja 0-3 e Manchester Cityt të dielën kundër Chelseat ka rihapur garën për titullin kampion.
Në 'Stamford Bridge' vendasit e Chelsea mbijetuan vetëm një pjesë loje, pasi në finale Manchester City mori tri pikë pas fitores 0-3. "Qytetarët" e Pep Guardiolës e shënuan golin e parë pas 51 minutave lojë me O'Reilly, pas asistit të Cherki. Sërish ky i fundit asistoi për Marc Guehi në minutën e 57-të dhe City shënoi golin e qetësisë. Në minutën e 68-të Jeremy Doku 'vulosi' fitoren e miqve me golin e tretë.
Po të dielën, Crystal Palace fitoi 2-1 kundër Newcastle, Sunderlandi mposhti Tottenhamin 1-0 duke konfirmuar krizën e Spurs, teksa Nottingham dhe Aston Villa u ndanë në paqe 1-1.
Pas raundit të 32-të është Arsenali që kryeson renditjen me 70 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City. Këta të fundit kanë një ndeshje më pak të luajtur, ndërsa fundjavën që vjen do përballën në ndeshjen direkte kundër Arsenalit, sfidë që mund të vendos titullin kampion.
Premier League, raundi 32:
E diel, 12 prill 2026
Crystal Palace 2-1 Newcastle
Nottingham 1-1 Aston Villa
Sunderland 1-0 Tottenham
Chelsea 0-3 Manchester City
Renditja:

Komente