VLORE - Manastiri i Zvërnecit në Vlorë, një nga pikat turistike më të frekuentura të kësaj zone vijon të mbetet peng i urës së drurit, e cila të çon në këtë objekt kulti.

Rikonstruksioni i saj para një viti nuk ka dhënë efektet e pritura, teksa ura e drunjtë si pasojë e degradimit përben një rrezik për cilindo që të kalon në të.

Përmbytjet e muajit shkurt dhanë impaktin e tyre në dëmtimin e kësaj ure, ndërsa Manastiri prej kohësh nuk ka më fluksin e vizitorëve të dikurshëm. 

Sezoni turistik është shumë pranë dhe apeli i medias dhe qytetarëve për rikonstruksionin e plotë të kësaj ure deri më tani ka rënë në vesh të shurdhër.

Festën e Shën Mërisë Manastiri i Zvërnecit kthehet në vend peligrinazhi, ku mijëra besimtarë e vizitojnë atë.

MANASTIRI I zvernecit
MANASTIRI I zvernecit
MANASTIRI I zvernecit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)