Manastirliu: 13.685 vaksinime të kryera në 24 orë, mbi 280 mijë vaksinime që nga fillimi i procesit

Manastirliu: 13.685 vaksinime të kryera në 24 orë, mbi 280 mijë vaksinime që nga fillimi i procesit

Pamje nga procesi i vaksinimit masiv në Tiranë

Ditën e sotme janë kryer 13.685 vaksinime në të gjithë vendin. Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se në total që nga fillimi i fushatës "Shqipëria Buzëqesh" janë kryer 281.216 vaksinime.

Shifrat e postuara nga ministrja Manastirliu

Sakaq sot ka nisur vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë kryer transplante, pranë qendrave të dializës në të gjithë vendin.

Shifrat e qytetarëve të infektuar me COVID, në vendin tonë kanë ardhur në rënie, duke sjellë edhe një numër të ulët të pacientëve edhe në spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 5 qytetarë kanë humbur jetën dhe janë shënuar 234 raste të reja. Ndërkohë në një intervistë për Report Tv, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha se qartësisht situata është më pozitive duke iu referuar shifrave. 

Deri tani, në Shqipëri kanë mbërritur 396,560 doza vaksinash, ndërsa qeveria shqiptare ka siguruar deri tani përmes kontratave të ndryshme, mbi 2.1 milion doza vaksine.

M.Q./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri