COVID-19/ Alimehmeti për Report Tv: Situata në vend është qartësisht më e mirë! Vetëm në fillim të pandemisë kemi pasur shifra kaq të ulëta

Ndërsa vendi po ecën me ritme të mira të vaksinimit shifrat e infektimeve me COVID-19 kanë rënë ndjeshëm. Për mjekun epidemiolog, Ilir Alimehmeti qartësisht situata është më pozitive duke iu referuar shifrave. Në një intervistë për Report Tv Alimehmeti, thotë se përqindja e pozitivitetit është më poshtë se 10%.

"Në këto përqindje pozitiviteti të testeve, më pak se 10%. Kjo ka ndodhur vetëm në fillim të pandemisë. Situata është qartësisht më e mirë. Nuk mund të bëjmë llogarinë me shtetet e Evropës për vaksinimin, asnjë shtet nuk ka arritur përqindje të rëndësishme vaksinimi përveç Mbretërisë së Bashkuar, e cila tashmë ka një situatë shumë më të mirë dhe efekti është shumë më i mirë", tha Alimehmeti.

Teksa e vuri theksin te fakti që Tirana është më afër imunitetit të tufës, duke folur për vaksinat, mjeku i njohur ka një këshillë për të rinjtë.

"Kemi shumë të dhëna që flasin për një imunitet natyror goxha të fortë. Rastet e riinfektimeve nuk janë të rënda dhe në Shqipëri për shembull nuk ka asnjë humbje jete nga riinfektimi. Diskutimi që ka të bëjë me grupmoshat unë do të isha që nëse nuk e kanë kaluar të rinjtë duhet të vaksinohen. Personat që e kanë kaluar tani afër unë do t'i këshilloja për një moment të dytë", tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja