Manastirliu inspekton punimet në maternitetin e ri të Beratit, në ndërtim edhe 4 të tjerë: Gati brenda vitit, do t’i shërbejë banorëve të të gjithë qarkut (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Berat, një investim i qeverisë shqiptare.

Ministrja Manastirliu ka kërkuar të punohet me ritme më të shpejta, me qëllim përmbylljen e projektit edhe më shpejt se fundi i vitit.

“Ka ecur mirë, por duhet të ecim më shpejt, që të jetë më sa më shpejt, brenda vitit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se materniteti i ri i Beratit do të ofrojë  shërbim të dedikuar për nënat dhe fëmijët afër vendbanimit, Manastirliu tha se hapësira dhe organizimi do të jenë sipas standarteve më të mira. Materniteti i ri i Berati ka një kapacitet prej 52 shtretër dhe do t’i shërbejë banorëve të të gjithë qarkut.

Përveç maternitetit të ri të Beratit, aktualisht Ministria e Shëndetësisë po investon në ndërtimin e maternitetit të Lezhës, Kukësit dhe ka nisur puna për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë