Manastirliu jep lajmin e mirë: Kryhet me sukses ndërhyrja delikate në QSUT, operacioni zgjati 7 orë, shpëton 54-vjeçarja, respekt për punën e kirurgëve

Manastirliu jep lajmin e mirë: Kryhet me sukses ndërhyrja delikate në QSUT, operacioni zgjati 7 orë, shpëton 54-vjeçarja, respekt për punën e kirurgëve

Stafi i QSUT-së, gjatë operacionit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë në faqen e saj në Facebook lajmin e mirë për një operacion të vështirë, i cili është realizuar me sukses në QSUT.

Duke falenderuar ekipin e mjekëve të QSUT, Manastirliu ka bërë me dije se ndërhyrja delikate është kryer në fundjavë dhe ka zgjatur plotë 7 orë duke shpëtuar jetën e 54-vjeçares.

“Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist, dr. Aurel Janko, dr. Andi Kaçani, dr. Arbër Aliu, dr. Petrika Gjergo dhe dr. Saimir Kuçi. Respekt.”, shkruan Mnastirliu.

Sipas infomracioneve nga QSUT, pacientja 54 vjeç me diagnozë tumor primar renal dhe përhapje masive në Caven inferiore dhe në atriumin e djathtë,  rrezikonte jeten  nga bllokimi i qarkullimit të gjakut në mushkri u operua në kushtet e urgjencës.

Operacioni konsistoi në heqjen e tumorit dhe pastrim nga ekipi i kirurgëve në QSUT.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë