Koronavirusi, asnjë viktimë dhe vetëm 1 i infektuar në 24 orët e fundit, Manastirliu: Qarku i Fierit dhe Gjirokastrës me asnjë rast aktiv! Mbi 900 mijë qytetarë të vaksinuar

Koronavirusi, asnjë viktimë dhe vetëm 1 i infektuar në 24 orët e fundit, Manastirliu: Qarku i Fierit dhe Gjirokastrës me asnjë rast aktiv! Mbi 900 mijë qytetarë të vaksinuar

Ministrja e Shendetsise Ogerta Manastirliu

Duket se pandemia e COVID në vend po shkon drejt fundit, ndërsa në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë dhe vetëm një rast i ri infeksioni.

Duke i konsideruar "lajm i mirë" shirat e 24 orëve të fundit për pandeminë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën me dije po ashtu se në të gjithë vendin janë vetëm 87 raste aktive me COVID, ndërsa qarku i Fierit dhe Gjirokastrës nuk kanë më asnjë person të infektuar.

"Vetëm 1 rast i ri sot. Janë 87 raste aktive në të gjithë vendin, teksa qarku i Fierit dhe Gjirokastrës nuk kanë asnjë rast aktiv me Covid19", shkruan Manastirliu.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (23 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        1

Të shëruar në 24 orë     14

Të shtruar në spitale      2

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                1960

 

Testime totale            783,516

Raste pozitive             132,497

Raste të shëruara        129,955

Raste Aktive                 87

Humbje jete                  2,455

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          28

Shkodër       26

Durrës          10

Lezhë           7

Berat             6

Elbasan       4

Dibër             2

Kukës           2

Korçë              1

Vlora                1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
Vijon vaksinimi i të burgosurve, prej katër ditësh 335 të dënuar kanë marrë vaksinën në burgun e Fierit

Prej 4 ditësh ka nisur vaksinimi i të burgosurve. Deri më sot 335 të dënuar janë vaksinuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier. Të burgosurit kanë pasur një interes të madh për të bërë vaksinën anti-COVID, ku janë vaksinuar edhe të dënuar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Për vaksinimin e të dënuarve janë përdorur vaksinat Pfizer dhe Sputnik V.

Vaksinimi është kryer në një bashkëpunim midis drejtorisë IEPV dhe Njësisë Vendore të Shëndetit Publik Fier.

Ora 21:03
Sot 11.445 vaksinime të kryera, në total mbi 900 mijë të tilla

11.445 qytetarë kanë marrë ditën e sotme vaksinën anti-COVID. Ndërsa që nga fillimi i vaksinimit masiv ka shkuar në 912.874 numri i qytetarvë të vaksinuar kundër koronavirusit. Shifrat i ka bëre me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit