31.590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në mediat sociale, ku thotë se kjo sasi e ka çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anti-Covid të mbërritura. Manastirliu po ashtu u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit, dhe të vaksinohen kundër COVID, ku shton se mjafton vetëm karta identitetit.
‘31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura. #Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni në qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit.’- shkruan Manastirliu.
Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 qytetarë. Sakaq nga 5637 testime të kryera në vend, kanë rezultuar pozitiv 853 qytetarë. Ndërkohë Spitalin Infektiv po marrin trajtim 103 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Ne televizor vijne çdo dite vaksina Pfizer, shkon ne ambulance per te bere vaksinen kemi vetem kineze thojne. Hajde gjeje tani
Përgjigju