Më shumë se 176.000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur ndaj COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, thekson se kjo është arritur fale fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari.
Ndërkohë në ministrja nënvizon se 500.000 qytetarë të vaksinuar do të jenë brenda muajit maj.
‘Mirëmëngjes! Më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga Covid 19, falë fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari! *250,676 vaksinime të kryera 500,000 të vaksinuar brenda muajit maj.’- shkruan Manastirliu.
Shqipëria ka arritur në kuotën e mbi 250 mijë vaksinimeve që prej nisjes së fushatës “Shqipëria Buzëqesh”, ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 8134 vaksina antiCOVID në të gjithë vendin.
Me nisjen e fluturimeve pas normalizimit të situatës në aeroportin e Rinasit mbërritën 100 mijë doza të vaksinës kineze. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dha lajmin e mirë se javën tjetër, do të mbërrijnë edhe 100 mijë doza të tjera të vaksinës kineze, ndërsa shtoi se ndërkohë po negociohet për 50 mijë doza të vaksinës ruse, që do të vijnë në javët në vijim.
Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin. Procesi i vaksinimit vijon për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.9%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2442
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Koçiu:11,314 vizita falas gjatë vitit 2024 në Klinikën Stomatologjike Universitare
25 Janar, 15:53
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04