Manastirliu në Durrës: Trajtimi me herceptinë falas afër vendbanimit, tani nuk keni më nevojë të vini në Tiranë

Manastirliu në Durrës: Trajtimi me herceptinë falas afër vendbanimit, tani nuk keni më nevojë të vini në Tiranë

TIRANË- Janë më shumë se 600 që kanë marrë shërbim në Njësinë e re të Senologjisë në spitalin rajonal të Durrësit, spitali i parë pas QSUT, ku ofohet diagnostikimi, ndërhyrja dhe trajtimi i të gjitha formave të tumoreve të gjirit.
Ministja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se ky shërbim përmbush objektivin për ofrimin e shërbimit cilësor, afër vendbanimit për gratë. 

“Nuk është më e nevojshme të shkosh në Tiranë për kirurgjinë e gjirit, pasi këtu në Durrës ofrohet i njëjti shërbim specialistik për trajtimin e plotë të tumoreve të gjirit. Besoj, ja kemi arritur të ofrojmë shërbimin afër vendbanimit për një fashë shërbimesh që nuk ofroheshin më parë”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se sot gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për trajtimin me kemioterapi, Manastirliu lajmëroi hapjen e një qendre të re në spitalet rajona

"Një ndër shërbimet që po përmirësojmë vit pas viti është shërbimi afër vendbanimit për sa i përket njësive të kemioterapisë që ofrojnë shërbim në QSUT dhe në 6 spitale rajonale, në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë, Fier dhe shumë shpejt brenda këtij viti ne do të hapim njësinë e kemioterapisë në Lezhë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi nga Durrësi se trajtimi me herceptinë po sigurohet 100 % falas për të gjitha gratë që kanë nevojë për këtë kurë, jo vetëm në Tiranë por edhe në 6 Njësitë e Kemioterapisë në spitalet rajonale, ku  mëshumë se 70 gra po trajtohen edhe me një formëdozë të re që është herceptina subkutane.

Duke bërë edhe një herë apel për kryerjen e ekzaminimeve dhe diagnostikimin në kohë të sëmundjes, Manastirliu bëri me dije se në 8 muajt e parë të vitit janë rreth 9 mijë gra në të gjithë vendin që kanë kryer mamografinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)