'Buxheti 2020'/ Manastirliu në Komisionin e Ekonomisë: PPP-të kosto-efektive, nis financimi për laboratorët

TIRANË- “Partneritetet Publike Private zënë vetëm 8% të buxhetit të shëndetësisë por kanë ndikuar me shërbime parandalese dhe jetëshpëtuese për 1.4 milion qytetarë” kështu është shprehur Ministrja Ogerta Manastirliu teksa ishte e pranishme sot në komisionin e Ekonomisë dhe Financave për të diksutuar në lidhje me 'Buxhetin 2020'.

Ndër të tjera ministrja Manastirliu është shprehur se me buxhetin e vitit 2020 nis financimi i partneritetit për laboratorët, duke filluar me qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” dhe me pas, sipas kontratës, do të shtrihet në 18 spitale.

“Trefishohen analizat që do të garantohen falas në 18 spitalet që do të përfshihen në këtë partneritet”, tha Ministrja Manastirliu gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2020.

Manastirliu vlerësoi kosto-efektivitetin e programeve si kontrolli mjekësor bazë, për rëndësinë që ka për parandalimin e sëmundjeve kronike.

“Gjatë këtij viti janë 100% e qytetarëve të targetuar që e kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, duke zbuluar në kohë sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet e zemrës apo edhe ato tumorale. Sipas vlerësimit të fundit të OBSh për Shqipërinë, programi i check-up konsiderohet kosto-efektiv”, tha më pas Manastirliu.

Sipas raportit të OBSh-së, një popullatë ku sëmundshmëria kronike është në rritje të vazhdueshme dhe kultura shëndetësore nuk është aty ku duhet, programi i Kontrollit Mjekësor Bazë është mjeti më efektiv për të zbuluar në kohë sëmundjet kronike, të cilat zënë 90% të barrës së sëmundshmërisë në vend.

Gjatë vitit 2020 do të ketë 26 milion dollarë investime në shëndetësi. Me buxhetin 2020, rindërtohen 120 qendra shëndetësore, rikonstruksionin dhe mobilimin me pajisje të reja mjekësore të poliklinikave të Gjirokastrës dhe Dibrës, rehabilitohet dhe zgjerohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, vijon puna për ndërtimin e maternitetet të Beratit, Lezhës dhe Kukësit, pediatrisë së Durrësit, vijon modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me ndërtimin e spitalit të ri modern të sëmundjeve të brendshme me vlerë 14.28 milionë euro, si dhe për spitalin e ri të pediatrisë me vlerë 9,1 milionë euro.

Buxheti i vitit 2020 mbështet financimin në vlerën 2 miliard lekë për bonusin e bebes dhe do të financojë pagesat e personave me aftësi të kufizuar për rreth 166 mijë përfitues. Gjithashtu buxheti i ri do të mbulojë pagesat për rreth 66 familje në ndihmë ekonomike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
'Antibiotikët nuk janë karamele', deputetët vijnë të veshur me bluza të bardha në mbledhjen e komisionit (FOTO)

1574348928_fo1.jpg

Ditën e sotme është zhvilluar komisioni për Punën, çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, por nuk ka qenë si në ditët e tjera.

E veçanta e komisionit të sotëm ishte se të gjithë deputetët ishin veshur me bluza të bardha me mbishkrimin “Antibiotikët nuk janë karamele”.

Kjo vjen si një fushatë sensibilizuese kundër përdorimit të shumtë të antibiotikëve.

Me ardhjen e dimrit, alergjitë dhe sëmundjet shtohen, duke u shoqëruar me komplikacone dhe duke rënduar shëndetin e personit.

Prandaj mjekët ngrenë alarmin për të shmangur kategorikisht përdorimin e antibiotikëve, të konsultohen me specialistët dhe qytetarët të marrin mjekimin e duhur.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert: 21/11/2019 16:56

    Paguaj leket e gjyqeve te humbura nga paaftesia jua e mos na shit p....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë