Manastirliu paralajmërim të fortë:
Zero tolerancë për duhanin

Manastirliu paralajmërim të fortë:<br />Zero tolerancë për duhanin<br>
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se do të forcohet lufta kundër pirjes së duhanit në ambiente publike.

Lufta me duhanin në ambientet e mbyllura nuk do të jetë më me aksione sporadike por me kontrolle dhe rikontrolle ditën dhe natën, në çdo bar, restorant apo ambiente të tjera publike, në zbatim të ligjit që ndalon rreptësisht konsumin e duhanit në ambiente të mbyllura, duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve.

Gjatë takimit me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor diskutuam për planin konkret për ta çuar deri në fund luftën me këtë fenomen që shkakton dëme të jashtëzakonshme në shëndet. Zero tolerancë për këdo që shkel ligjin” deklaroi ministrja. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt