Manastirliu prezanton ndryshimet në Kuvend: Forcojmë ligjin kundër dhunës ndaj grave

Ligji për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare do të parashikojë urdhrin parakrak të menjëhershëm të mbrojtjes për viktimat e dhunës, duke garantuar mbrojtje për gratë e që përballen me dhunën në familje, që në momentin e parë të denoncimit në polici.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezanoi në komisionin e Ligjeve në Kuvend ndryshimet ligjore, të parat që jetësojnë ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, thuhet nënjoftimin e ministrisë.

Vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti janë evidentuar 1780 raste dhune dhe krime të tjera në familje. Për të përafruar legjislacionin shqiptar me standardet më të mira ndërkombëtare por mbi të gjitha, në përgjigje të rasteve të shtuara të denoncimit të dhunës në familje, në disa raste me pasoja tragjike, propozojmë ndryshime thelbësore në ligjin ‘Për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare’, për të garantuar mbrojtjen e strukturës së familjes nga dhuna.

Ogerta Manastirliu gjatë prezantimit të ndryshimeve ligjore në komisionin e Ligjeve në Kuvend

Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale plotësojnë boshllëqet që kishte ligji i mëparshëm për masat emergjente të mbrojtjes.

4 orët e para pas denoncimit të dhunës janë shpesh vendimtare për gratë që përballen me dhunën në familje, ndaj ne propozojmë aktivizimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes nga policia e shtetit, deri në konfirmimin e tij nga gjykata.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

Risi absolute në ligj është zgjerimi i mbrojtjes përtej marëdhënies juridike burrë-grua, duke parashikuar masa të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që bashkëjetojnë apo janë në lidhje afektive.

Ky është një ligj për gjeneratat e ardhshme, sepse mbron jo vetëm bashkëshortet por edhe gratë dhe vajzat që janë në lidhje afektive dhe kanë njësoj nevojë për mbrojtje, siç e kanë treguar edhe rastet e fundit tragjike.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

 

Manastirliu u ndal edhe tek ndryshimet ligjore që garantojnë një mbrojtje më të mirë për fëmijët që asistojnë dhunën në familje.

Ndryshimet që ne propozojmë - janë ndryshime që përmirësojnë mbrojtjen e fëmijëve, pasi për herë të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën, automatikisht do të garantohet urdhri i mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

 

Nisma për ndryshimet në ligjin ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare u ndërmor na Ministrja Manastirliu pak javë pas marrjes së detyrës si Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Për hartimin e këtyre propozimeve kanë punuar ekspertet më të mira të çështjeve gjinore dhe të dhunës ndaj grave dhe këto ndryshime kanë kaluar një proces të gjerë konsultimi deri në mbërritjen në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndryshimet në ligjin ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare parashikojë afate të qarta proceduriale, duke filluar që nga regjistrimi i kërkesës e deri te ankimet për vendimet gjyqësore, me qëllim që sidomos urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes të dalin pa asnjë vonesë dhe të sigurojnë viktimën nga rreziku imediat.
Në ndryshimet ligjore të propozuara, parashikimi shprehimisht edhe detyrimi i organeve shtetërore për të ofruar falas, çdo shërbim ekspertize për rastet e dhunës në familje.
Ndryshimet ligjore synojnë parandalimin dhe reduktimn e rasteve të dhunës në marëdhëniet familjare dhe në njësinë shtëpiake, për të garantuar mbrojtje të veçantë dhe pa diskriminim të çdo grupi që paraqet nevoja të veçanta mbrojtjeje.

Duke theksuar rëndësinë e ndryshimeve të propozuara, Ministrja Manastirliu ftoi deputetët të bëhen bashkë për miratimin e tyre, në mënyrë që të forcohet sistemi që parandalon fenomenin e dhunës në familje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë