Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vijuar takimet me banorët e Njësisë 9, aty ku është edhe deputete e zonës.
Manastirliu ka ftuar familjet e kësaj zone që të votojnë ditën e dielë, më 30 qershor.
“Votimet e 30 qershorit janë të rëndësishme jo vetëm sepse zgjidhen kryetarët e Bashkive për 4 vitet e ardhshme, por për vetë perspektivën europiane të Shqipërisë.”- ka thënë ministrja.
Statusi i plotë i Ministres Manastirliu:
Me banorët e bllokut të banimit mes Don Boskos dhe rrugës Jordan Misja, në çdo rrugicë periferike të Njësisë 9, që nga Gazmend Zajmi, Shahin Matraku, Petrit Caslli e Skënder Jareci, pa u ndalur në këto orë të fundit, për të folur me çdo banor të vendosur më shumë se kurrë që askush të mos ndalë vullnetin e tyre për të zgjedhur me votë!
Bashkë përpara për të vijuar rrugën europiane të Shqipërisë 30 PS, për Shqipërinë që quam.