Mjekët janë përsonat që po bëjnë sakrificën më të madhe në këtë periudhë, ku çdo ditë luftohet me koronavirusin.
Ministrja Manastirliu ka sjellë në vëmendje shumë herë punën e palodhur të mjekëve dhe kësaj rradhe ka vënë në qendër Prof. Eqerem Hasanin bashkë me stafin e tij në QSUT.
Ajo ka theksuar se shërbimi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme vijon të përballojë rreth 100 urgjenca çdo ditë dhe ku çdo ditë, shpëtohen jetë.
"Prof. Eqerem Hasani nuk e ka ndalur punën për asnjë moment bashkë me ekipin e tij të palodhur në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT
Edhe pse jemi ende në mesin e një situate të pazakontë të përballjes me COVID-19 shërbimi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme vijon të përballojë rreth 100 urgjenca çdo ditë dhe ku çdo ditë, shpëtohen jetë!", ka shkruar ministrja.
Gjatë ditës së sotme ka patur 25 raste të reja me koronavirus nga 242 testime të kryera duke e çuar në 609 numrin e të infektuarve nga 6017 teste që janë kryer në total.
Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka rast të ri. Por harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin e Krujë.