Në 24 orët e fundit janë bërë 16,773 vaksina anti COVID. “Shqipëria Buzëqesh”, kështu shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në rrjetin social “Facebook” ndërsa publikon shifrat e vaksinimit që nga fillimi i fushatës. Manastirliu bën me dije se që nga fillimi i fushatës janë kryer 433, 628 vaksinime.

Lajmi kryesor:
123 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID! Sot u bënë 16,773 vaksina, nga fillimi i fushatës mbi 433 mijë











