Manastirliu: Spitali i Kukësit mbaron para afatit, brenda këtij viti gati!

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet për rindërtimin e kompleksit të ri spitalor në Kukës, punimet e së cilit do të përfundojnë para afateve, brenda këtij viti. Ky investim shkon në 3 milion euro

 “Faza e parë e këtij investimi është drejt përfundimit. Është formësuar tashmë urgjenca e re, me të gjithë shërbimin e triazhit. Në këtë fazë të parë përfundon edhe rehabilitimi i tre sallave të reja të kirurgjisë. Do të ketë tunele që lidhen me maternitetin dhe shërbimet e tjera”, tha Manastirliu.

Kompleksi i ri spitalor do të ketë edhe maternitetin e ri, i cili do të vendoset në godinën që sot shërben për urgjencat.

“Brenda kompleksit spitalor do të ndërtohet edhe materniteti i ri me një kapacitet prej 43 shtetër dhe 21 dhoma shtrimi, i cili do të lidhet me bllokun e kirurgjisë me korridor. Faza e dytë është parashikuar të përfundojë në prillin e vitit që vjen, por sipas punës së bërë ndërtimi do të përfundojë brenda vitit”, tha Manastirliu.

Sa i përket situatës së COVID19 në Kukës, Ministrja e Shëndetësisë tha se rezultojnë të shëruar 5 rastet e importuara nga Kosova dhe tashmë edhe Kuksi do të jetë zonë e gjelbër.


Lajmi kryesor:

Vitin tjetër zbret avioni i parë në aeroportin e Kukësit/ Batuta e Ramës: 'Londinezët kuksian' të mos më quajnë hero, por të ma lënë nënën rehat


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje

Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje