Vitin tjetër zbret avioni i parë në aeroportin e Kukësit/ Batuta e Ramës: 'Londinezët kuksian' të mos më quajnë hero, por të ma lënë nënën rehat

KUKËS- Vitin tjetër zbret avioni i parë në aeroportin loë Cost të Kukësit! Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të punimeve, i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku Safet Gjici. Gjatë isnpekimeve, Rama nuk i ka kursyer shakatë me "londinezët" e Kukësit, siç ai i quan.

"Vdes për londinezët e Kukësi, t'i sjell këtu tak. Të ma lënë nënë rehat, s'ka nevojë që të më quajnë hero", tha Rama duke shkaktuar të qeshura.

Nga ana tjetër, ministrja Belinda Balluku tha se pas një pezullimi për shkak të COVID-19, puna ka nisur me intesitet të lartë dhe përveç aeroportit do të përfitojë dhe zona përreth.

"Aviacioni më i prekur nga COVID-19. Ne nuk kemi ndaluar, punën, kemi qenë online me inxhinerë, por puna në terren e vështirë. Sot mund të themi që po rikthehemi ritmeve. Do krijohet master plani për dizenjimi i rrugës dhe pjesa të tjera, si hotele, turizëm malor", tha Balluku.

Më herët kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në  stadiumin dhe spitalin e Kukësit.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:56
Manastirliu: Spitali i Kukësit mbaron para afatit, brenda këtij viti gati!

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet për rindërtimin e kompleksit të ri spitalor në Kukës, punimet e së cilit do të përfundojnë para afateve, brenda këtij viti. Ky investim shkon në 3 milion euro

 “Faza e parë e këtij investimi është drejt përfundimit. Është formësuar tashmë urgjenca e re, me të gjithë shërbimin e triazhit. Në këtë fazë të parë përfundon edhe rehabilitimi i tre sallave të reja të kirurgjisë. Do të ketë tunele që lidhen me maternitetin dhe shërbimet e tjera”, tha Manastirliu.

Kompleksi i ri spitalor do të ketë edhe maternitetin e ri, i cili do të vendoset në godinën që sot shërben për urgjencat.

“Brenda kompleksit spitalor do të ndërtohet edhe materniteti i ri me një kapacitet prej 43 shtetër dhe 21 dhoma shtrimi, i cili do të lidhet me bllokun e kirurgjisë me korridor. Faza e dytë është parashikuar të përfundojë në prillin e vitit që vjen, por sipas punës së bërë ndërtimi do të përfundojë brenda vitit”, tha Manastirliu.

Sa i përket situatës së COVID19 në Kukës, Ministrja e Shëndetësisë tha se rezultojnë të shëruar 5 rastet e importuara nga Kosova dhe tashmë edhe Kuksi do të jetë zonë e gjelbër.

Ora 12:23
Rama në Kukës për stadiumin: Jo vetëm për futbollistët, por për të gjithë banorët! Gjici: Përfundon në fund të gushtit (VIDEO)

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në stadiumin e ri të Kukësit! I shoqëruar nga kryebashkiaku, njëherazi edhe president i klubit të Kukësit, Safet Gjici, Rama është shprehur se ky stadium nuk do të shërbejë vetëm për sportdashësit e për skuadrën, por si një qendër e zhvillimit të komunitetit.

"Jo vetëm një stadium i ri i denjë për sportdashësit e për skuadrën që lufton rregullisht për fronin kombëtar të futbollit, po edhe një qendër e re graviteti e zhvillimit social të një komuniteti, ku zotimet e mbajtura po rilindin shpresën tek e ardhmja, që do të marrë formë me projekte të mëtejshme të Rilindjes Urbane dhe Ekonomike të Kukësit e të krejt qarkut verilindor ", tha Rama.

Gjici ka bërë me dije se përfundon në fund të gushtit, teksa tregoi se qytetarët janë shumë të entuziazmuar për këtë projekt të ri.  

"Mosha mbi 50-vjeç vijnë dhe shohin këtu çdo ditë punimet, janë "supervizorë" të Faikut", tha Gjici me të qeshur.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/05/2020 03:57

    Kam pershtypjen qe stadium duket me shume si investim per bisnes privat.Z.Gjici eshte president I klubit e tani po I ben vetes dhe stadium ,keshtu kuksianet ndeshjet do ti zhvillojne e do ti shohin ne kete stadium ,parate do shkojne te xhepi I z.GJICI.

    Përgjigju
  • Calcio: 08/05/2020 20:29

    Perse stadiumi mos te bahet 100% i mbulum ku te tane spektatoret te jene te mbrojtun nga shiu e bora?jo te tane kane lek me pre bilete per tribune.Skeme e 2020 duhet me kene e kohes sikur bahen ne Evrope edhe per kategorine e trete mbulohen rreth e rreth.

    Përgjigju
  • arben: 08/05/2020 17:58

    Shqiptaret jane mjeshtrate ribejne disa here te njejten gje. Tani, s'kam nerva me ju fut kerkimeve... po mbaj mend qe ky aeroport quhej i perfunduar.... Apo te presim sa te mbaroj eskluziviteti i rinasit nje here ....

    Përgjigju
  • Lexues: 08/05/2020 17:30

    Po kur u bere edhe zoteria jote parizien, c’te keqe ka te behen kuksianet londineze? Kuksianet jane njerez familjare, te rregullt e punetore. E nderojne Shqiperine kudo qe shkojne. Ofendimet as nuk i japin as nuk i kaperdijne lehte.

    Përgjigju
  • EDI RAMA BURR SHTETI: 08/05/2020 17:30

    SHIKONI FAKTET O POPULL SHIKONI SE ÇAR PO I BËN EDI RAMA KUKSIT SDADJUM, SPITAL, AJRROPORT. PO ÇFAR I BËRI QENI BASTARD FUNDËRRINA KRIMINELI SALHE VERIUT ? VETËM I VRAU RININ E SHKATROI E DEGJENEROI VERIUN. KUSH MUND TË KUNDËRSHTOI EDHE BUDALLAI E MASKARAI MË I MADH NË BOT SKA GOJ TË FLASI. SE FLASIN FAKTET. EC PARA EDI RAMA JE NJISHI JE BURR SHTETI HALLALL QUMSHTI NËNËS.

    Përgjigju
  • BRAVO EDI: 08/05/2020 17:24

    EDI RAMA BRAVO TI KE VEPRA PD WC KA LLAFE. NE PO I SHOHIM QART UN JAM KUKSJAN PO ÇA KA BO PËR NE PD PËR KUKSIN KURGJA. PRANDAJ NE KUKSJANËT I VLERSOJM NJERZIT NGA VEPRAT JO NGA FJALËT. JEMI ME TY O EDI RAMA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)