Manastriliu: Në qershor gati spitali i ri i kirurgjisë, investim 3.8 mln dollarë

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po vijon puna për ndërtimin e Spitalit të ri të Kirurgjisë, Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Pediatrinë.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Manastirliu, inspektuan punimet për ndërtimin e spitalit të ri të Kirurgjisë, i cili parashikohet të përfundojë në muajin qershor.

“Është një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet kredisë së Bankës së Këshillit të Europës, i cili përfundon në maj-qershor të këtij viti për spitalin kirurgjikal. Këtë vit kemi alokuar nga buxheti i shtetit 3.8 milion dollarë për të mobiluar të gjithë hapësirat e nevojshme për të filluar puna sa më shpejt,” u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në kuadër të Paktit për Universitetin, po ndërtohen 11 salla studimi për studentët e mjekësisë.

“Ashtu siç e kemi premtuar në Paktin për Universitetin ne po krijojmë standarde jo vetëm për pacientët, por duke qenë se QSUT është Spital Universitar, jemi përpjekur që në të gjitha projektet e zhvillimit të Qendrave Spitalore Universitare, përfshirë këtu sigurisht “Nënë Terezën”, Maternitetet, Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe Traumën të kemi hapësirat e nevojshme që studentët të mund të kryejnë në kushte cilësore mësimin. Ndaj do të ketë salla leksionesh, ku studentët, bashkë me profesorët e tyre, mund të kryejnë procesin e mësimdhënies dhe ambiente të tjera,” u shpreh Manastirliu.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë