Manastirliu në spitalin e ri të Urgjencës në Kukës: Shumë shpejt do të vihet në punë! Mbi 10 mijë arsimtarë të vaksinuar (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë ishte paraditen e sotme në Kukës, ku inspektoi punimet në Spitalin e ri të Urgjencës, sallat e Kirurgjisë dhe Materniteti i ri, si pjesë e transformimit të korpusit spitalor.

Manastirliu nënvizoi se ky është një investim shumë i rëndësishëm dhe i shumëpritur për qarkun verilindor dhe që shumë shpejt pritet të vihen në punë. Nga ana tjetër ministrja nënvizoi se procesi i vaksinimit anti-COVID po vijon, dhe se në të gjithë vendin tashmë janë më shumë se 10 mijë arsimtare të vaksinuar.

‘Në Spitalin Rajonal të Kukësit shumë shpejt përfundojmë punimet në pjesën e parë të projektit që është Shërbimi i Urgjencës, ku tashmë presim që të finalizohet dhe të vihet në punë. Në njërën pjesë kanë filluar dhe po vijojnë punimet për maternitetin e ri të Kukësit dhe gjithë shërbimet e tjera në pjesë anësore të korpusit. Puna jonë nuk ka ndalur në asnjë moment pavarësisht pandemisë. Ndërkohë që vijojmë me vaksinimin e të gjithë arsimtarëve në Kukës. Vijojmë në të gjitha pikat e përqendruara dhe ato të moshës 80 vjeç, tashmë janë më shumë se 10 mijë arsimtarë që janë vaksinuar, dhe në ditët e javshme do të vijojë në mënyrë intensive. ‘- tha Manastirliu.

 

 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi