Manchester City mund Arsenalin
Chelsea thyen Manchester United 

Manchester City mund Arsenalin<br />Chelsea thyen Manchester United <br>
Manchester City vijon ecurinë pozitive të rezultateve duke ruajtur kreun e tabelës në Premier League në Angli, me 31 pikë.

“The citizens” mundën në shtëpi Arsenalin e Arsene Wenger me rezultatin 3-1 duke e zbritur në vendin e 6-shtë në renditje, me 19 pikë. Golat u shënuan nga Kevin De Bryne, Aguero me penallti dhe Gabriel Jesus ndërsa për Arsenal shënoi sulmuesi francez Lacazette.

Fitore të rëndësishme arriti edhe Chelsea i Antonio Conte në “Stamford Bridge” përballë djajve të kuq të Machester United.

Londinezët morën një fitore minimale falë golit të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata në minutën e 55’, skuadra e Conte u ngjit në kuotën e 22 pikëve, një më pak se skuadra e Murinho.

Ecurinë e kryesuesve po ruan edhe Totenham, të cilët fitan ndaj Crystal Palace falë golit të koreano-jugorit Heung-Min Son. Kështu Totenham barazon me pikë skuadrën e United.

Në mbrëmje fitore arriti edhe Everton në ndeshjen ndaj miqve të Watford, rezultati 3-2.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)