Manchester, makina përplas 5 persona dhe largohet nga vendngjarja

Manchester, makina përplas 5 persona dhe largohet nga vendngjarja

Manchester, makina përplas 5 persona

Të paktën 5 persona kanë marrë plagë serioze në Trafford Park, të Manchesterit në Angli, pasi janë përplasur nga një makinë.

Mjeti ka goditur qytetarët në një zonë për qarkullimin e këmbësorëve, ndërsa ngjarja është raportuar rreth orës 21:50, me orën lokale.

Makina që ka plagosur qytetarët nuk ka ndaluar në vendngjarje, ndërsa forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të saj.

Paraprakisht policia e Manchesterit raporton se nuk ka të dhëna që ky incident të lidhet me akte terroriste, por më shumë shikohet si një aksident rastësor.

Për momentin në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, që po i japin ndihmën e parë të plagosurve, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për incidentin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama prezanton sot programin e PS: Shqipëria 2030

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama prezanton sot programin e PS: Shqipëria 2030