Manchester United ka vazhduar me sukses formën e jashtëzakonshme, duke e shkatërruar Wolvesin në transfertë me rezultat 5-0. United dominoi nga fillimi i sfidës dhe fitorja nuk u vë në dyshim në asnjë moment. Johnny Evans (21’) realizoi për 1-0, ndërsa pas 39 minutash lojë u përjashtua Ronald Zubar gjë që ua lehtësoi punën Djajve.
Antonio Valencia (43’) dhe Danny Welbeck (45’) mbyllën pjesën e parë me reuzltat 3-0. Në pjesën e dytë fantastik ishte Chicharito. Meksikani shënoi edhe dy gola të tjerë (56’ dhe 61’) që ishte dhe rezultati përfundimtar i sfidës prej 5-0.
Me këtë fitore Manchester United përvecse kompleton të pestën ndeshje të fituar radhazi, ka 70 pikë në tabelë, katër pikë më shumë se sa Manchester City që pret të mërkurën Chelsea.
/Shqiptarja.com