Kampioni aktual i Anglisë, Manchester United ka shënuar një fitore vendimtare në rrugën për të mbrojtur titullin. United ka fituar 2:0 sfidën me Queens Park Rangers në Old Trafford duke kaluar ekipin e milionerfve me meritë.

Gjithsesi vendasit kanë kaluar në epërsi nëpërmjet një penallite kontroverse e cila ka shkaktuar mjaft debate. Mesfushori Young ishte në pozicion jashtë loje kur Derry e preku minimalisht për ta rrëzuar në zonë. Derry u përjashtua me të kuq, ndërsa Wayne Rooney shënoi për shifrat 1:0.

Edhe në pjesën e dytë dominim i i plotë për Manchester United. Sulmuesi Welbeck shënoi një gol që gjyqtari anësor ia anuloi për “offside” të dyshimtë, por gjithcka e siguroi një super-gol i Paul Scholes në minutën e 68. United tani ka 79 pikë në renditje.(rb/shqiptarja.com)