Manchester United, klubi me vlerën 
më të lartë në botë, 3.69 mld $

Manchester United, klubi me vlerën <br />më të lartë në botë, 3.69 mld $
Manchester United është klubi më ivlefshëm në botë sipas Forbes, pas tij vijnë Barcelona në vendin e dytë dhe fituesit e Champions League kanë rënë në vendin e tretë.

Manchester vlerësohet me 3.69 mld $, klubi katalanas kap shifrën e 3.64 mld & dhe fituesit e “kupës me veshë të mëdhenj”, kapin vlerën e 3.58 mld $.

Pesëshen e skuadrave me vlerën më të lartë e plotësojnë Bayen Munich me 2.71 mld $ në vendin e katërt dhe Manchester City në vendin e pestë me 2.08 mld $.

Brenda 10 skuadrave sipas Forbes futen edhe Arsenali, Chelsea, Liverpooli, Juventusi dhe Tottenham Hotspur. 

“Rikthimi i Manchester Unitedit në krye është një tregues i fuqisë së markës së tyre dhe mendjemprehtësisë së tyre në marketing”, ka thënë ndihmësredaktori menaxherial i Forbesit, Mike Ozanian, shkruan Top Channel.

Djajtë e Kuq kanë 26 sponsor global, ku vlen të përmendet, Adidas, Chervolet, 20th Century Fox, Uber, etj, gjithashtu kanë 10 sponsor rajonalë dhe 28 sponsor mediatikë.

Manchester United fitoi Europa League këtë sezon edhe pse në Premiere League u renditën në vendin e gjashtë.

manchester

manchester
Lista e 20 skuadrave me vlerën më të lartë sipas Forbes

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet