Manchesteri shkarkon punonjësin
shkak ofendimet ndaj myslimanëve

Manchesteri shkarkon punonjësin<br />shkak ofendimet ndaj myslimanëve
Udhëheqësit e Manchester Unitedit kanë shkarkuar punonjësin evropian për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj myslimanëve dhe të huajve në rrjetin social Facebook.
 
Udhëheqësit e klubit anglez kanë nisur hetimin e gjerë rreth tërë rastit pas pretendimeve se Aakjaer dërgoi mesazhe raciste ndaj myslimanëve. Klubi ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën me Aakjaerin për shkak, siç thuhet, ofendimeve dhe fyerjeve ndaj myslimanëve, sepse xhaminë e ka përshkruar si "shitore për falje me potencialin për konspiracion".
 
Gjithashtu, hetimi tregoi se Aakjaer në rrjetet sociale ka përkrahur idenë që Danimarka të mbyllë kufijtë e saj për të huajt. Në faqen e tij është publikuar edhe fotoja me gjashtë derra dhe mbishkrimin "Është koha për të përdorur armët tona të fshehta kundër islamikëve". Ndërkohë, Aakjaer, i cili jeton në Kopenhagë, për Manchester United ka punuar nga viti 2011.
 
Manchester United ka lëshuar një deklaratë në lidhje me këtë rast ku thuhet se klubi nuk do të tolerojë sjellje të tillë të punonjësve të vet. "Klubi ka marrë dëshmi nga gazeta Guardian, ka nisur hetim urgjent mbi këtë çështje dhe kemi ndërprerë me Aakjaerin. Manchester United është organizatë ekskluzive dhe nuk do të tolerojë sjellje të tillë", thuhet në komunikatë. Aakjaer për mediat britanike ka deklaruar se komentet e tij janë marrë jashtë kontekstit dhe keqinterpretuar sipas (AA).

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole