Tekniku i Manchester City, Roberto Mancini nuk do ta falë më Super Marion, pas kartoit të kuq që ai mori në ndeshjen ndaj Arsenalit, dhe që me shumë gjasa ka zyrtarizuar humbjen e titullit për ekipin.
Ndeshja Arsenal-Manchester City u mbyll 1-0 me golin e Arteta në 87 dhe Roberto Mancini po dështon të rikthejë titullin e Premier pas 44 vjetësh pritje te City.
“Mario nuk mund të mbrohet më. Faulli i rëndë ndaj Song ishte shumë i keq dhe rrezikuam që të mbeteshim në 10 për të gjithë ndeshjen. më pas kështu ndodhi. Për balotellin ka përfunduar tashmë sezoni me Manchester City. Në Janar atij i dhanë 4 ndeshje pezullim ndërsa tani pritet të marrë 5. Unë nuk mund të rrezikoj më. Në fundin e sezonit ai do të shitet" tha Roberto Mancini.
“Nëse Mario do të vazhdojë kështu, do të jetë i mbaruar për 3 vjet. Kështu do të ketë të drejktë Mourinho" e mbylli Roberto Mancini.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com