Pikët e distancës ndaj Manchester United që kryeson kampionatin, mund ti kushtojnë vendin e punës trajnerit Roberto Mancini, sidomos nëse "kushërinjtë" e qytetit do të fitojnë titullin e radhës në Premier League. Trajneri i Manchester City gjithsesi nuk ka shfaqur shqetësime të mëdha:
"Skuadra me mua në stol është përmirësuar shumë në dy vitet e fundit, por në këtë botë gjërat ndryshojnë në një javë dhe mund edhe të shkarkohem" tha Mancini.
"Kam ende një vit kontratë me Citizens por e kam nisur më parë këtë punë dhe shoh rezultatet. Tani jemi mes ekipeve elitare dhe me dy ose 3 blerje Manchester City do nisë të fitojë nga dy tituj në sezon. Vitin e kaluar, City e mbylli kampionatin me 71 pikë, po aq sa ka tani.
"Kjo do të thotë përmirësim. Raporti im me presidentin Khaldoon është fantastik dhe do të mbetet kështu edhe nëse ai më shkarkon" tha Mancini për "The Guardian".(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com