Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës

Roberto Mancini

Në ditëlindjen e 60-të Roberto Mancini e pranon se largimi nga kombëtarja e Italisë ishte një gabim, teksa ndikuan paratë dhe kontrata e majme për të drejtuar Arabinë Saudite të futbollit.

Për ‘Il Giornale’’ ai ka pranuar se mund t’i sqaronte gjërat me kreun e futbollit në Itali, Gravinën dhe se do donte të fitonte Kupën e Botës në stolin e Italisë, ashtu siç bëri me Europianin në 2021.

“Largimi nga përfaqësuesja italiane ishte një zgjedhje e gabuar dhe nuk do të bëja sërish. Kam ende diçka të paplotësuar, të ngrej kupën e Botës. Sapo u bëra trajner i Italisë vendosa dy objektiva, të fitoja Europianin dhe Botërorin”, tha ai.

Aventura me të kaltrit përfundoi më 12 gusht 2023 me dorëheqjen e trajnerit, i cili pak më pas pranoi stolin e Arabisë Saudite.

"Një ofertë kaq e lartë të fut në krizë, nuk do ta mohoj. Ka ndikuar në vendimin për largimin nga pankina e Italisë, por nuk ishte vendimtare”, vijoi trajneri që pak kohë më parë u shkarkua edhe nga Arabia Saudite.

Tani ish-trajneri është në pritje të ofertës së duhur, e cila nuk ishte ajo e Romës pas shkarkimit të Juriçit.

“Me kënaqësi lexova se shumë tifozë të Romës do të ishin të lumtur dhe shumë tifozë të Lazios do të zemëroheshin, por nuk jam kontaktuar kurrë nga Roma, asnjë thirrje nga drejtuesit. Nëse do të kishin qenë kushtet për një projekt të mirë, do të kisha thënë po’’, tha Mancini.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend