Babai i fermerit të arrestuar, në fshatin Goriçan të Beratit, për shitjen e mandarinave me pesticide pretendon se i biri është i pafajshëm.

Hekuran Tafa tha se “i biri, Elton Tafa, nuk ka nxjerr në treg mandarinat që u kthyen nga Kroacia me përmbajtje të lartë të pesticidit fosmet (phosmet).

 Pse e arrestuan djalin?

-         Nuk di gjë se ai s’ka vrarë s’ka bërë, është i pafajshëm. Nuk di gjë po të them.

Kush i ka shitur mandarinat?

-         Unë nuk e pyes për asgjë atë (djalin). Shiten nuk shiten nuk e di por them se është i pafajshëm. Shteti të nxjerrë të vertetën. Nuk dimë gjë se ca është bërë me ato që u kthyen.

Kush e ka fajin?

-         S’di gjë! Të them kot!

A është e vertete që janë me pesticidie?

-         Ato po të ishin helmuese, ne do kishim vdekur të gjithë!

Duke pretenduar se askush nuk e dinte se ky pesticid është i ndaluar, jashtë kamerave Tafa, tha se e kanë përdorur të gjithë fermerët.

Me urdhër të Prokurorisë në Berat sot u prangosën Arben Dyli, grumbullues, Elton Tafa fermer dhe Elson Tahiraj, zyrtar.

Ata kane shitur në tregun vendas një sasi prej 10 tonë mandarinash e destinuar për asgjësim, pasi ishte kthyer nga shteti kroat. Nga analizat e kryera në Kroaci, rezultoi se ngarkesa kishte përmbajtje të lartë të pesticidit fosmet (phosmet), i dëmshëm për shëndetin e konsumatorëve.