TIRANE - Aleanca Kuq e Zi reagon për ndarjen e mandateve nga Kuvendi sipas skemës së vitit 2009. Në një njoftim për mediat, AK i cilëson atentatorë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë 72 deputetët e Parlamentit shqiptar që votuan pro ndarjes së mandateve nga Kuvendi dhe jo nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. AK u bën apel ndërkombëtarëve “që të veprojnë në Shqipëri që të reagojnë për këtë vendimmarrje të “kasapit” të votës së lirë”.
Për Aleancën Kuq e Zi koalicioni i tradhtarëve po shkatërron zgjedhjet e 23 qershorit duke e kthyer vendi shumë vite pas, ku zgjedhjet nuk kanë gëzuar asnjëherë standarde demokratike.
“Kuvendi shpërfilli mesazhin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Z. Alexandër Arvizu për këtë çështje kaq të ndjeshme për të ardhmen e vendit dhe themelet e demokracisë", thuhet në deklaratën e AK-së.
Aleanca Kuq e Zi deklaron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e këtij vendimi, që cenon rëndë themelet e demokracisë dhe ku shqiptarëve i mohohet e drejta për të votuar si të barabartë.
“Me standardin e miratuar nga Kuvendi dy vota në Tiranë janë të barabarta me një votë në Tropojë. Aleanca Kuq e Zi i drejton apel institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri që të reagojnë për këtë vendimmarrje të “kasapit” të votës së lirë”, përfundon deklarata e AK-së.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com