Deputeti çek: Turbulencat para negociatave s'janë fatlume, kthehuni në Kuvend! Balla: Jo pushtet me dhunë

Deputeti çek: Turbulencat para negociatave s'janë fatlume, kthehuni në Kuvend! Balla: Jo pushtet me dhunë

Ondrej Benešík dhe Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Çekisë. Duke folur për vendimin e djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, Balla tha se ky është një hap i pamenduar mire.

“Si në çdo vend demokratik marrja e pushtetit me dhunë apo përpjekjet për delegjitimimin e proceseve demokratike është e papranueshme dhe e pa tolerueshme. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë dhe se mandatet parlamentare përfaqësojnë vullnetin e popullit. Dorëzimi apo dorëheqja prej tyre është injorimi i vullnetit të popullit”deklaroi Balla.

Duke komentuar vendimin e opozitës, Benešík deklaroi se fusha e betejës e një deputeti të opozitës është Parlamenti. “Nga këndvështrimi Europian dua të them se një turbulencë politike në një situatë të tillë kur jeni përpara hapjes së bisedimeve për integrimin europian nuk është fatlume. Puna e opozitës është që të zëvendësojë partinë që është në fuqi, por mjetet që duhet të zgjedhin duhet të jenë kushtetuese dhe në kuadër të ligjit. Kjo është një e drejtë që askush nuk mund t'ja marrë opozitës, por dhe si deputet i opozitës dua të them se fusha e betejës e një deputeti të opozitës është Parlamenti' tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ismet: 22/02/2019 18:53

    Z.Balla nuk po të kërkon kush pushtet në tavolinë por shkoni në zgjedhje të lira dhe të ndershme kur ju mbushet mendja se jeni në rrugë të drejtë bëni zgjedhje të parakohshme dhe lërëni demagogjitë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë