TIRANE - Kërkesa e depozituar nga socialistët, në muajin shkurt në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar vendimin e Parlamentit për shpërndarjen e mandateve sipas skemës së 2009-ës, nuk është marrë në shqyrtim nga ky institucion.
Lajmi bëhet i ditur nga deputeti socialist Damian Gjiknuri, i cili në një prononcim me telefon për televizionin A1 REPORT!, e konsideroi si precedent të rrezikshëm faktin që vendimet e Parlamentit nuk merren në gjykim nga Gjykata Kushtetuese.
Megjithatë, ai ka shtuar se po "pritet një vendim zyrtar i Gjykatës, pasi të gjitha këto janë nga burime të brendshme që vetë deputeti ka siguruar. "
Përmes kërkesës në fjalë, PS i kërkonte Gjykatës Kushtetuese që të shprehej nëse ndarja e mandateve parlamentare sipas skemës së vitit 2009 është kushtetuese apo jo. Socialistët disa herë kanë deklaruar se kjo ndarje nuk respekton lëvizjet e popullsisë që kanë ndodhur në vend në krahasim me 4 vjet më parë, ndaj dhe sipas selisë rozë nuk respektohet e drejta e popullit për t’u përfaqësuar denjësisht në Parlament përmes të zgjedhurve të tyre.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com